“Hiqe alltinë – për toke”, polici civil nxjerr armën dhe ua drejton qytetarëve në Prevallë
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 16 January 2023
Pamje si nëpër filma kanë parë qytetarët dhe kalimtarët dje në Prevallë. Mosmarrëveshja ndodhi mes disa shitësve ambulantë dhe një shoferi kapadai që parkoi veturën para biznesit të tyre.
Mosmarrëveshja verbale u shëndrrua më pas në një film të metrazhit të shkurtër kur në vendin e ngjarjes arriti një polic civil. Pronarët e biznesit kanë thënë për Indeksonline se polici pa treguar fare dëshminë e detyrës së tij, ka nxjerrur armën duke ua drejtuar tre vëllezërve Shabani.
Nga pamjet shihet se polici nxjerrë armën dhe e mbanë në duar dhe më pas ngrit zërin duke dhënë urdhër që të shtrihen për toke.
Sipas dëshmitarëve, polici rreth 15 minuta pas këtij rasti ka shkuar tek vetura duke nxjerrë ID-dokumentin për të dëshmuar se është polic.
“Polici ka qenë familjar me personin që jemi konfrontuar. Njëri nga ta ka patur veturën pa doganë dhe pa regjistrim e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura e njëjt është kapur më pas nga Policia në Shtërpc. Polici na e ka nxjerrur armën duke mos na treguar se ushtron këtë profesion dhe se tek pas 15 minutash e ka marrë në veturë ID-dokumentin. Më pas e ka ftuar një patrullë policore, sjellja e të cilëve ka qenë tërësisht jokorrekte. Policët na i kanë marrë telefonat mobilë dhe na i kanë fshirë inçizimet që i kishim për këtë rast dhe dëshmirë për sjelljen joprofesionale. Duke qenë pre e sulmit, policia na ka marrë neve duke na dërguar në stacion për intervistim. Ne e kemi lajmëruar edhe Inspektoriatin për këtë ngjarje” ka thënë njëri nga vëllezërit Shabani për Indeksonline.
Policia e ka cilësuar rastin në fjalë si lëndim i lehtë trupor.
“Pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e Policisë.
Të tjera
-
Arton Demhasaj takohet me kryetarin e gastronomëve, Petrit Kllokoqi, diskutojnë për sfidat e këtij sektori
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka njoftuar se...
-
Me 75% të votave, Zoran Milanoviq rizgjidhet President i Kroacisë
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...