Lajme

Hilmi Jashari thotë se janë shkel standardet ndërkombëtare kur është vendosur ANJF-ja nën Ministri

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 29 October 2022

Avokati Hilmi Jashari, i cili ka qenë edhe avokati i Popullit, ka folur për sistemimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas tij, të gjitha praktikat ndërkombëtare janë që këtij mekanizmi t’i ofrohet pavarësia e që në rastin e këtij ligji ka shumë nene që prekin pavarësinë e këtij mekanizimi.

“Sipas standardeve ndërkombëtare tri janë kryesore, e para është mënyra e emërimit të udhëheqësit të Agjencionit që ka të bëjë me mënyrën e përzgjedhjes së tij, e dyta ka në aspektin buxhetor, nga kush financohet ai autoritet dhe e treta raportimi ose mbikëqyrja ose qysh e quajmë ne llogaridhënia, kujt i raporton ai autoritet dhe cilat janë mundësitë e këtij autoriteti pastaj për të vendosur përgjegjësinë dhe llogaridhënien për këtë autoritet i cili supozohet me një situatë të ketë mund për shembull me vepru kundër ligjit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas Jasharit mjafton veç një kriter siç është buxheti që të afektohet dhe më nuk bëhet fjalë për mekanizëm të pavarur por për një mekanizëm që është nën kontrollim e degës së ekzekutivit, në këtë rast Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas avokatit Jashari, mjaft problematike mbetet edhe neni 13 i këtij ligji, i cili ndër të tjera i jep kompetenca e Ministrisë dhe thuhet se Ministria është përgjegjëse për planifikimin e prioriteteve në ofrimin e shërbimeve juridike falas në vartësi të burimeve financiare ose buxhetore në ofrimin e këtij shërbimi. Sipas, tij qytetarët duhet të marrin ndihmë juridike në bazë të kritereve të përcaktuar e jo kur Ministria do të ketë buxhet ose jo.

“Kushtëzimi i kësaj dispozite në formimin çfarë e ka len me kuptu që ofrimi i shërbimit të ndihmës juridike do të përcaktohet mbi bazën e prioriteteve dhe jo kritereve për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike por mbi bazën e prioriteteve që përcaktojnë në vartësi të burimeve financiare që asnjëherë nuk guxon me ra në vartësi sepse siç thash është detyrim i shtetit për të ofrua ndihmën juridike falas gjithë atyre personave që i plotësojnë kriteret për shkak se nuk janë në mundësi ekonomike për mi leju vetes një përfaqësim tek autoritetet përkatëse”, ka thënë Jashari e që sipas tij ky kriter mund të konsiderohet në kundërshtim me standardet ndërkombëtare./BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera