Hill, Serbisë: Kjo nuk është ‘nëna Rusi’
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/oiooo-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 19 October 2022
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, duke shtuar se është i bindur se herët apo vonë, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin.
“Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, tha Hill gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Serbisë.
Ambasadori amerikan tha se e di që është e vështirë për Serbinë, pasi ky shtet për dekada me radhë ka raporte të mira me Rusinë, por Rusia e sotme është një shtet ndryshe, është një Rusi që brutalisht sulmon fqinjët e saj dhe se Serbia duhet të marrë një qëndrim për këtë.
“Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, tha Hill.
Ai tha se nuk mendon se dikush po e kërcënon Serbinë për këtë çështje, por shtoi se mendon se shtetet tjera po i kërkojnë Serbisë që të marrë qëndrim.
Duke folur për mundësinë që SHBA-ja ta ndihmojë Serbinë në rast se preket nga vendosja eventuale e sanksioneve ndaj Rusisë, ambasadori amerikan tha se shteti i tij po punon që të sigurohet që Serbia të ketë një sërë furnizuesish të energjisë dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë.
“Duam të punojmë me Serbinë për këtë çështje, kompanitë amerikane janë shumë të interesuara në Serbi që të gjejnë furnizues shtesë të energjisë, në mënyrë që shteti të mos jetojë nën një lloj shantazhi që vjen nga Rusia”, tha Hill.
Ai theksoi se është në interesin e Serbisë që të ketë furnizues të ndryshëm të energjisë, në mënyrë që askush të mos mund ta shantazhojë.
“Definitivisht ka kosto politike në këtë çështje dhe çdo shtet, përfshirë Serbinë, duhet të jetë e shqetësuar kur furnizuesi kryesor për ngrohje dhe rrymë lidh furnizimet e energjisë me nevojat e tij politike, sikurse Rusia vepron me Serbinë dhe të tjerët”, shtoi ai.
Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Hill tha se ai e kupton se është një çështje e madhe për popullin serb, por ai u bëri thirrje atyre që të shohin dallimet midis situatës në Kosovë dhe situatës aktuale në Ukrainë.
Rusia, tha ai, ka nënshkruar memorandumin e Budapestit në maj të vitit 1994, ku në mënyrë eksplicite është pajtuar të respektojë integritetin territorial të fqinjëve të saj, dhe sipas tij, tani po shkel këtë pikë, teksa kërkoi nga populli serb që të ndjekë atë që po ndodh sot në Ukrainë.
“E kuptoj se kjo është pyetje e madhe për popullin e Serbisë. Por, po ashtu u bëj thirrje që ta kuptojnë dallimin e madh në mes të kësaj pyetjeje të vështirë dhe situatës në të cilën ne tani kemi një fuqi të madhe që po sillet ndryshe dhe po tenton që të marrë diçka që i takon një shteti fqinj. Dhe kjo është një situatë shumë e ndryshme. Nuk mendoj se është mirë të shikohet pas dhe të bëhen ngjashmëri historike. Mendoj se duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e situatës që kemi sot”, tha Hill.
Rusia është nën sanksione perëndimore pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar këtyre sanksioneve./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/31-1.png)
Të tjera
-
Ky është zyrtari i ATK-së që iu djẹg vetura në mesnatë në Kalabri
Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në mesnatë në lagjen Kalabria të Prishtin...
-
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Z. Hovenier, pjesë e ceremonisë së diplomimit të studentëve të UNI-Universum International College
Në një atmosferë festive, UNI- Universum International College, fuqizuar nga ...
-
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë
Gjykata Kushtetuese sot përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i jepet të dr...
-
“Nasa” në Rashnicë të Shtimes – Profesori i Astronomisë jep tokën e tij për ndërtimin e observatorit prej ku duken të gjitha planetet
Në fshatin Rashnicë të Shtimes është hapur observatori dhe planetariumi i par...
-
Komuna e Prishtinës me ‘arritje të madhe’, e largon papuçen nga puseta
Puseta e hapur në qendër të Prishtinë, ku një vajzë ka rënë në të, është rreg...
-
Specialja ia refuzon kërkesën për avokat dëshmitarit Fondaj
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e dësh...
-
Ministria e Rozeta Hajdarit, paguan 72 mijë euro për bileta të aeroplanit
Goxha fluturime me aeroplan pritet të bëhen muajve të ardhshëm nga ministrja ...
-
I vidhet zinxhiri nga qafa, viktima në Mitrovicë merr tretman mjekësor
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se një person i panjoh...
-
Komandanti i KFOR-it i shkon për vizitë Hysenit, flasin për sigurinë e dialogun
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, është takuar me komandantin e KFOR-it Ozka...
-
Policia shqipton 1822 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1822 g...
-
OBSH: 1,8 miliardë persona përballen me rreziqe shëndetësore nga pasiviteti
Gati 1,8 miliardë të rritur janë në rrezik të sëmundjeve të tilla si kanceri,...
-
Ish-presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve nën hetim për korrupsion
Ish-presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) Werner Hoyer është nën...