Lajme

Hill: Serbia e përqafoi të ardhmen europiane, ky është rezultati me i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 19 March 2023

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit “Serbia përqafoi rrugën evropiane“.

Përmes një postimi në Twitter, njeriu kryesor amerikan në Beograd, ka thënë se SHBA-ja do të jetë në çdo hap të rrugës, duke iu referuar rrugës evropiane.

”Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës“, ka shkruar ai të dielën.

-Advertisement-

Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje në letër, por në Ohër dhanë një zotim për zbatimin e planit evorpian

Në Prishtinë, opozita ka kritikuar kryemininistrin Albin Kurti që ”e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe“. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera