Lajme

Hill: Kosova t’i përmbushë obligimet e Brukselit, përndryshe e komplikon rrugën drejt BE-së

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 30 March 2024

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se qeveria e ShBA-së pret që Kosova t’i përmbushë të gjitha obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, Hill ka thënë po ashtu se Kosova dëshiron të anëtarësohet në BE, mirëpo për ta bërë këtë, duhet “ta kalojë gjithë procesin”.

“Sa i përket dëshirës së Kosovës dhe aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, do të flitet shumë, do të ketë një debat të gjallë dhe në një farë mënyre e gjitha është e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit vendos disa detyrime e kërkesa nga të dyja palët, kështu që ne duhet të shohim se si do të shkojë, por sigurisht që ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, mendoj se kjo është e qartë për të gjithë ne, por ata duhet ta kalojnë të gjithë procesin”.

-Advertisement-

“Sa i përket Kosovës, unë mund të flas vetëm në emër të Qeverisë sime, sepse ka shumë diskutime për këtë temë në Quint. Por qëndrimi i Qeverisë sime është se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nëse nuk e bën, sigurisht që komplikon interesin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera”, tha Hill në këtë intervistë.

Duke u ndalur te Asociacioni, diplomati amerikan tha se kjo do të ndodhë. Ky organizëm, tha Hill, do është i nevojshëm si për të ardhmen e Serbisë, ashtu edhe të Kosovës.

Mendoj se do të ndodhë, se Asociacioni i Komunave (me Shumicë, shën.red.) Serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. AKS-ja do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë. Mendoj se AKS-ja është e nevojshme për të ardhmen e Serbisë, dhe mendoj për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë. Është një proces negociues që është i vështirë. Shumë lëvizje luajnë rol në këtë, por mendoj se ajo që është thelbësore, e kam thënë tashmë shumë herë, është se është e rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë se cila do të jetë e ardhmja e tyre dhe cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre, dhe mendoj se AKS është mënyra më e mirë për ta arritur atë”, theksoi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera