Sport

Higuain i siguron Milanit një pikë nga udhëtimi në Cagliari

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 16 September 2018

Cagliari dhe Milan u takuan për ndeshjen e xhiros së katërt në Serie A, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultatin 1:1.

Pjesa e parë tregoi një Milan “katastrofal” tejet të pa koncentruar për lojë.

Kaluan vetëm 4 minuta kur Joao Pedro kaloi vendasit në epërsi pas një lëshimi në mbrojtjen e “rosonerëve”.

-Advertisement-

Milan nuk kishte as afër golit në pjesën e parë e cila u mbyll me avantazhin e një goli për Cagliarin.

Pjesa e dytë shfaqi një Milan diçka më të mirë. Ata kishin iniciativën, duke mbajtur topin nën kontroll dhe duke krijuar raste shënimi.

Mundi i “Rosonerëve” u shpagua nga në minutën e 55’ nga Gonzalo Higuain i cili realizoi golin e barazimit, duke mos lënë anash këtu edhe mundin e Kessie i cili vjedhi në top në mesfushë.

Ishte ky goli që vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit. Me këtë pikë, Milan tashmë numëron 4 pikë me 3 ndeshje të luajtura, kurse Cagliari me një ndeshje më shumë numëron 5 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera