Sport

Higuain gjen golin e parë amerikan dhe i jep fitoren Inter Miamit(Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 08 October 2020

Goli i parë i Gonazalo Higuain përtej oqeanit rikthen Inter Miamin te fitorja në Major League Soccer pas 3 humbjesh radhazi.

Sulmuesi argjentinas i transferuar këtë verë nga Juventusi te skuadra që është në pronësi të David Beckham arriti të shënonte golin e fitores në sfidën mes Neë York Red Bulls dhe Inter Miami që u mbyll me suksesin 1-2 të skuadrës nga Florida.

Në minutën e 81-të Higuain, ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte duke përmbysur rezultatin.

-Advertisement-

Në fund duhej edhe një ndërhyrje vendimtare e një tjetër ish-juventini të transferuar te Inter Miami, Blaise Matuidi që largoi topin mbi vijën fatale për të ruajtur fitoren e Inter Miami.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy