Sport

Higuain debuton sonte me Milanin

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 11 August 2018

Reali i Madridit do të zbresë sot në mbrëmje, në orën 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu” për trofeun që mban të njëjtin emër me impiantin prej 80 mijë vendesh, një sfidë historike në nder të presidentit më legjendar të klubit spanjoll.

Kundërshtari i “galaktikëve” do të jetë skuadra e Milanit, një ndeshje madhështore, edhe pse fatkeqësisht prestigji i saj ka humbur disi në vitet e fundit, duke parë krizën e rezultateve dhe atë ekonomike ku kanë notuar kuqezinjtë.

Gjithsesi, nëse interesi për të parë në aksion Realin e ri të Hulen Lopeteguit do të jetë i madh, akoma më i madh do të jetë interesi për të parë në aksion për herë të parë Milanin e Gonzalo Higuainit.

-Advertisement-

“Pipita” do të rikthehet në Madrid si kundërshtar me një tjetër fanellë, pasi këtë e pati bërë edhe me bluzën e Juventusit.

Sulmuesi argjentinas ka udhëtuar dje me pjesën tjetër të skuadrës, ndërkohë që nën urdhrat e trajnerit Xhenaro Gatuzo nuk do të jenë portieri Reina, mbrojtësi i majtë Striniç, mbrojtësi i djathtë Abate, qendërmbrojtësi Zapata, mesfushorët Bertolaçi e Montolivo si dhe sulmuesi Silva.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera