Sport

Heynckes: Nuk ka favorit në takimin Bayern-Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 24 April 2018

Bajerni është i qetë para përballjes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, dhe se trajneri Jupp Heynckes ka një ndjenjë pozitive për gjysmëfinalen e kampionëve, shkruan infokusi.

“Kjo është një gjysmë-finale që i vë përball dy skuadra me një histori të madhe në Ligën e Kampionëve”, tha Jupp Heynckes në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

LEXO EDHE: Skuadrat e mëdha angleze pas Layvin Kurzawa

-Advertisement-

“Është e vërtetë se Real Madridi ka fituar dy trofetë e fundit dhe ka përparësi në këtë drejtim, por ne jemi në formë të mirë. Ne kemi pasur sukses në Bundesligë dhe unë kam një ndjenjë të mirë.”

Ai u pyet nëse kishte një plan të veçantë për të ndaluar Cristiano Ronaldon, por  nuk dëshironte të përqendrohej shumë në këtë.

“Ai ka pasur një karrierë unike deri tani”, tha trajneri i Bayernit. “Por në Ligën e Kampionëve  nuk ka favorit, ekipi më kompakt fiton. Ne kemi Robert Lewandowski, një sulmues që shënoi 39 gola “, ka thënë Jupp Heynckes.

Bayern Munich dhe Real Madrid takohen nesër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 20:45. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera