Sport

Heynckes: James do të na ndihmojë shumë

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 17 October 2017

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka lajme të mira për James Rodriguez.

Mediat spanjolle kishin shkruar se James Rodriguez nuk është i lumtur në Bayern Munich pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti.

Thuhej se kolumbiani nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Jupp Heynckes, por kështu nuk mendon edhe gjermani.

-Advertisement-

Heynckes ka thënë se e njeh mirë Jamesin dhe beson se ai do ta ndihmojë shumë Bayernin këtë sezon.

“E njoh Jamesin që nga koha e tij në Monaco dhe Real Madrid. Në Kolumbi është lojtar shumë i njohur. Ai ka pasime të mira dhe shënon gola të bukur. Ai do t’i sjellë shumë skuadrës tonë”, tha Heynckes gjatë konferencës për media.

James është i huazuar për dy sezone në Bayern nga Real Madridi, me mundësi blerje në fund për 45 milionë euro.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy