Lajme

Hetuesit në Kuvend (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 21 March 2018

Pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahej seanca për Demarkacionin, kanë shkuar hetuesit dhe sigurimi, shkruan Infokusi.com.

Hetuesit po mbledhin dëshmi rreth mbetjeve nga hedhja e gazit lotsjellës ndërsa sigurimi i Kuvendit të Kosovës po kontrollon ulëset e deputetëve të Vetëvendosjes, shkruan Infokusi.com.

Seanca e sotme u ndërpre për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga disa deputetë të VV-së. Saktësisht, Xhelal Sfeqla dhe Fitore Pacolli.

-Advertisement-

Në këtë seancë të jashtëzakonshme, pikë e vetme e rednit të ditës ishte votimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera