Sport

Hetohet për sulm seksual, braziliani mohon gjithçka: Ju tregoj çfarë ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 11 January 2023

Moment i vështirë për Dani Alves. Mbrojtësi brazilian po përballet me akuzën e sulmit seksual ndaj një gruaje, ngjarje që pretendohet se ka ndodhur më 30 dhjetor në një klub nate në Barcelonë.

Policia spanjolle konfirmoi se ka nisur një hetim ndaj futbollistit me më shumë trofe në historinë e futbollit (43), por ky i fundit mohon akuzat që ka prekur pjesët intime të gruas

E tronditur, ajo u tregoi miqve të saj, të cilët lajmëruan oficerët e sigurimit të klubit të natës, të cilët më pas thirrën policinë, por anësori i djathtë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

“Dua të mohoj gjithçka. Po, e pranoj që isha në diskotekë duke u argëtuar me disa njerëz. Ata që më njohin e dinë se mua më pëlqen shumë të kërcej e vallëzoj.

Po argëtohesha, por unë nuk dhunova hapësirën personale të askujt. Nuk e njoh fare atë grua, nuk kam bërë atë gjë për të cilën akuzohem. Më dhemb kjo situatë, ndihem keq sidomos për njerëzit e mi”, u shpreh 39-vjeçari brazilian, pjesë e meksikanëve të Pumas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera