Hetohen kandidatët që janë në lista zgjedhore, partitë në hall
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 19 May 2017
Një afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive politike do të mbyllet të premten në mesnatë, thonë zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partitë politike, koalicionet partiake, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, kanë nisur procesin e hartimit të listave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, në veçanti pas ndryshimeve të bëra në skenën politike në vend.
Një afat tjetër për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore ndërmjet partive politike, ka përfunduar, ndërkohë që partitë kanë hyrë në fazën përfundimtare të hartimit të listave zgjedhore.
“Afati për subjektet politike, koalicionet , nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 qershorit, përmbyllet më 19 maj”.
“Zyra për Regjistrim të partive politike dhe certifikim do të presë aplikacionet deri në orën 24 të ditës së premte”, thotë Valmir Elezi për Radion Evropa e Lirë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhembështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK.
Çështja e listave të kandidatëve prej kohësh, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, ka shkaktuar telashe për shkak të përfshirjes së kandidatëve me, siç thuhet, ‘të kaluar të dyshimtë’.
Sipas tyre, partitë politike duhet t’i largojnë nga listat zgjedhore të gjithë ata persona, që konsiderohen si të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata.
Një numër i ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të kaluarën, ishin nën hetime ose ndaj tyre qenë ngritur aktakuza të ndryshme.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mundësia që në zgjedhje e qershorit të garojnë persona nën hetime, do ta dëmtojë imazhin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar.
“Nuk duhet harruar faktin se vetëm në këtë legjislaturë 28 deputetë janë me aktakuza dhe ky është mesazhi më i keq, të dërgohet tek investitorët, te faktori ndërkombëtar por edhe tek qytetarët lidhur më qeverisjen e këtij vendi”, thotë Miftaraj.
Mungesa e një ligji apo kodi të mirësjelljes, përmes së cilit do të pranoheshin rregullat e reja për pjesëmarrje në zgjedhje, bën që partitë politike të vendosin vetë nëse në lista do t’i përfshijnë edhe personat nën hetime apo edhe ata me të kaluar kriminale.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se në listat zgjedhore nuk mund të përfshihen personat që janë shpallur fajtor me vendim përfundimtar të gjykatës këto tre vjetët e fundit”
Ndërkaq, për personat tjerë, ajo tha se mbetet te partitë politike që të vendosin, pasi që ligji nuk parasheh ndalesa tjera.
Mungesa e një ligji që parandalon përfshirjen në lista dhe praktika nga zgjedhjet e kaluara që partitë politike patën garuar me kandidatë nën hetime, ka shtyrë Koalicionin e organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim’për të lansuar një fushatë vetëdijësuesetë quajtur #AsUnë nuk do të votojë për kandidatë të korruptuar.
Mjellma Hapçiu- Alijaj nga Demokracia në Veprim, thotë se votuesit nuk duhet të votojnëpersonat që janë të akuzuar për korrupsion, pasi sipas saj,nuk e kanë vendin në listat zgjedhore dhe nuk mund t’i përfaqësojnë qytetarët në Kuvend.
“Qytetarët të mos votojnë kandidatët, veprimtaria e të cilëve ka qenë e ekspozuar nga krimi dhe korrupsioni. Shpresojmë që partitë politike të krijojnë mekanizma që mos të përfshinë këta kandidat në listat e tyre, me qëllim të rritjes së besueshmërisë dhe kthimit të integritetit në procesin e votimit, por edhe në shoqëri si në aspektin social, po ashtu edhe politik”, thotë Hapçiu për Radion Evropa e Lirë. Ndryshe, Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” është duke bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare të 11 qershorit 2017.
Përveç vëzhgimit të fushatës zgjedhore, do të vëzhgohet edhe procesi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, e deri në certifikimin e rezultateve.Për këtë proces Demokracia në Veprim, është thënë se do të rekrutojë 60 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, kurse më 11 qershor do të angazhohen 2 mijëe 700 vëzhgues në mbarë Kosovën që do të vëzhgojnë procesin e hapjes së vendvotimeve, procedurat e votimit, mbylljes së vendvotimeve, procedurat e numërimit dhe dhënien e rezultateve
Të tjera
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...