Lajme

Hetimet e para/ Pse vdiq 15-vjeçarja pas operacionit, mjeku tentoi vetëvrasjen

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 16 May 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne nje spital privat ne Tirane, ku një 15-vjeçare ka nderruar jetë gjatë operacionit dhe me pas mjeku anestezist ka tentuar të vetëvritet.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në një spital privat në kryeqytet. Mesohet se mjeku anestezist 53-vjeçar me pas tentoi vetëvrasjen.

 Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.

Por Panorama meson se nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes eshte bere sasia e tepert e narkozes qe i eshte dhene vajzes se re, Blerta Pepa. Sipas gazetares sone Etleva Delia, operacioni ka shkuar mire, por ka pasur komplikacione pas operacionit nga sasia e madhe e narkozes qe i eshte dhene.

-Advertisement-

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE:

Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 15 vjeçe.

Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera