Sport

Hetemaj së shpejti me skuadër të re

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 08 June 2018

Mesfushori shqiptar Përparim Hetemaj së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re. Hetemaj ka mbetur futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Chievon ka skaduar me përfundim të stinorit në Serie A.

Klubi italian i ka ofruar kontratë të re tri vjeçare Hetemajt. Por drenicasi ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të vazhdoj me Chievon. Së fundmi në garë për mesfushorin nga Kosova është futur skuadra e madhe italiane Parma.

Të rikthyer në elitën e futbollit italian, Parma synon të ndërtojë një skuadër stabile dhe e shohin Hetemajn si futbollist ideal për ta. Sipas medieve italiane 31-vjeçari ka biseduar me klubin dhe ka gjasa të mira t’i bashkohet ish-skuadrës fituese të Kupës së UEFA-s.

-Advertisement-

Këtë edicion në Serie A, Hetemaj është aktivizuar në 32 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime. Hetemaj është pjesë e Chievos që nga edicioni 2011-12. Ai më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera si Helsinki, Twente, AEK dhe Brescia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera