Lajme

Hetem Arifi rizgjedhet kryetar i PAI-së

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 13 May 2018

Me 173 vota pro, tri abstenime dhe një votë kundër, Partia e Ashkalinjve për Integrim ka rizgjedhur Hetem Arifin kryetar të saj.

Qazim Rrahmani, kryesues i kuvendit zgjedhor, tha se nga 101 anëtarë që duhet të jenë prezent për zgjedhjen e kryetarit, PAI ka arritur të ketë prezent 176 anëtarë, të cilët sipas tij, në këtë formë kanë dëshmuar vullnetin e tyre për katër vitet e ardhshme.Ndërsa kryetari i rizgjedhur i IPA-së, Hetem Arifi, tha se do të fokusohen që të përmirësojë jetën e qytetarëve, në ofrimin e edukimi cilësor për të rinjtë ashkalinj, krijimin e vendeve të punës e të tjera.

Më këtë rast, Arifi premtoi se do të përkushtohet maksimalisht në përmirësimin e jetës së komunitetit ashkali.Arifi tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërsa kërkoi nga kuvendi i PAI-së që të jetë gjithmonë i hapur për qytetarin e Kosovës, gjegjësisht komunitetin ashkali.

-Advertisement-

Ndryshe, kuvendi i tretë zgjedhor i PAI-së në mbledhjen e tretë të rregullt zgjedhore ka miratuar edhe raportin e punës 4 vjeçare, ndryshimet në statutin e PAI-së, si dhe ka zgjedhur këshillin e përgjithshëm të partisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera