Lajme

Heshtje zgjedhore në Veri, serbët thonë se nuk do të votojnë

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 22 April 2023

Këto do të jenë disa nga hapësirat të cilat qytetarët do t’i përdorin të dielën për të votuar.

Ato të shërbejnë si qendra alternative në 13 lokacione nëpër katër komunat veriore ku do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë.

Kjo për shkak se serbët kanë refuzuar t’i japin për shfrytëzim shkollat.

-Advertisement-

Në Mitrovicën e Veriut, e cila ka numrin më të madh të votuesve, kontejnerët janë vendosur në dy pika, te tre rrokaqiejt dhe afër stacionit të autobusëve.

Ndërsa tri qendra janë të rregullta.

Situata ishte e qetë në komunat veriore edhe të shtunën, kur ka nisur heshtja zgjedhore.

Por, disa qytetarë të komunitetit serbë janë të vendosur në atë që do të bëjnë të dielën.

“Nuk do te votoj sepse atë që ia ka bërë Millosheviqi shqiptarëve në Kosovë, tash po ia bën Kurti në veri, dëshiron që udhëheqësit shqiptarë të udhëheqin shumicën serbe në veri”, ka deklaruar Qytetar serb.

“Nuk do të votoj, për kë të votoj?, është shprehur Qytetar serb

“Nuk do të votoj, sepse që të votoj duhet të ketë demokraci dhe liri”, ka theksuar Qytetar serb .

Me gjasë për të votuar nuk do të dalë as analisti politik nga komuniteti serb, Branislav Krstiq.

Sipas tij, institucionet kosovare nuk kanë ditur ta bindin mjaftueshëm komunitetin serb në Kosovë.

“Unë me siguri nuk do të dalë, sepse ekziston një send, ne nuk jemi viktimat veç e palës së Beogradit. Edhe Prishtina zyrtare, jo sepse nuk ka ndonjë mekanizëm me u bind serbët, por ajo s’ka ofruar asgjë te serbët me besuar që kryeministri jonë dëshiron me ndërtuar, edhe me bë disa të mira për komunitetin serb”, ka deklaruar Branislav Krstiq – Analist politik.

Në ndërkohë, thirrje për të votuar qytetarëve të katër komunave veriore të vendit ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Dua t’ju siguroj se të gjitha institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të siguruar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe që siguria juaj të jetë e garantuar. Prandaj, ju bëj thirrje që të refuzoni ata që vijnë te ju me kërcënime dhe shantazhe. Ju inkurajoj që ta dërgoni një mesazh të fortë dhe të qartë me pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet lokale të 23 prillit 2023”, ka thënë Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës.

Thirrje të tilla ka bërë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka shkruar ndër të tjera se nesër serbët kanë mundësi që përmes votës të çlirohen nga grupet e dirigjuara prej presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera