Heshtja ndaj gjykimit të ish-krerëve, Ahmeti për Kurtin dhe Osmanin: Arsyetimi se ju është kërkuar të mos komentojnë nuk pin ujë

Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 05 April 2023
Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për heshtjen ndaj gjykimit të ish krerëve të UÇK-së në Hagë i cili ka filluar të hënën.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se arsyetimi se nuk kanë të drejtë të komentojnë nuk pin ujë më.
Tutje ai thotë se njoftimi për kandidimin e Kosovës në lojëra mesdhetare në të njëjtën ditë që ka nisur gjykimi, nuk ishte vetëm injorues por edhe ofendues.
Postimi i plotë:
Në ShBA, amandamenti i dytë kushtetues, e drejta me bart armë egziston për shkak se themeluesit e shtetit kanë supozuar skenar kur shteti është shtypës, qytetarët kanë të drejtë të kenë armë dhe e kanë detyrë qytetare të rezistojnë shtypje të tillë.
Pra obligim/detyrë, jo dëshirë e vullnet. Për opresionin, shtypjen, zullumin që e kemi përjetu vetëm pse kemi qenë shqiptarë e dijmë krejt. Edhe familja ime që nuk ka qenë shumë e përfshirë në rezistencën e armatosur ka pësuar në Prishtinë e Mitrovicë e lere më nëpër fshatra e zona të targetuara. Djalin e hallës që mendim të keq nuk ka pas në kokë e kanë marr në shtëpi dhe kur babai i tij ska pranuar ta lëshoj vetë e kanë marr edhe të. Njërit i kanë prerë fytin e tjetrin e kanë goditur me plumb në kokë në distancë as një cm. Ekzekutime brutale. Djalin e tezës në Vushtri e kanë marr nga shtëpia dhe e kemi gjetur pas luftës të ekzekutuar.
Shumica kemi ikur nga detyra të bëjmë rezistencë të armatosur. Disa jo. Disa u bënë UÇK, me qëllimin e rezistencës dhe çlirimit. Atë paqësore e kishim provuar. Nuk arritëm të çlirohemi me takime e protesta.
A ka pas sulme në polici? Patjetër sepse ky është definicioni i rezistencës së armatosur. A ka pas krime ndaj civilëve? Besoj se po dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi kryesit e veprave. Disa kanë qenë veprime hakmarrjeje që mund të kuptohen por jo arsyetohen.
Ato krime duhet të gjykohen dhe të giindet e vërteta për secilën viktimë.
Por gjykimi nuk po duket i tillë. Ndërmarrja e përbashkët kriminale nënkupton që krerët e UÇK janë lidhur kriminalisht për të kryer krime lufte. Sipas prokurorisë, Hashimi, Jakupi, Kadria dhe Rexhepi janë mbledhur dhe kanë organizuar UÇK-në për të kryer krime lufte e për të vrarë civil.
Për këtë duhet të jemi krejt në bankën e të akuzuarve, sepse nqs organizimi i rezistencës qenka krimi atëherë krejt jemi fajtor edhe pse disa se kane përmbush këtë detyrë.
UÇK në nuk e mitizoj as nuk dua ta ngris në diçka hyjnore. As nuk po flas se çka kanë bërë secili prej tyre në politikë e korrupcion e debate tjera pas luftës.
Rexhën e kam shok, Jakup Krasniqin e kam takuar disa herë e Hashim Thaqin e Kadri Veselin i kam luftuar politikisht sa kam mujt.
Por sot nuk i ndaj. Nuk i ndaj as nga ne. KJo ndërmarrje e përbashkët “kriminale” është ndërmarrja jonë e përbashkët çliruese. Ne jemi me aktakuzë sot! Aktakuzë pse rezistuam! Në këtë akuzë të pafajshëm po dalin vetëm kriminelët e vërtetë. Ata që prenë në fyt e na vranë me revole në ballë.
Prandaj se kuptoj debatin tonë. Prandaj se kuptoj heshtjen. Prandaj se kuptoj ndarjen e të katërve nëpër parti.
Nuk dua të tingëlloj folklorik, sepse UÇK nuk ka qenë diçka mbinatyrore. Ka qenë rezistencë me takat, qaq sa kemi mujt. 1 përqind e popullatës. Nuk dua të tingëlloj amnistues sepse çdo krim duhet të zbardhet, dhe duhet të gjykohet. Por as nuk dua të hesht, sepse ashtu pranoj të gjykohet organizimi i UÇK dhe qëllimi i çlirimit sepse atë pjesë e kemi jetuar të gjithë. Në qoftë se këta janë fajtor, atëherë vetëm ushtarët po mbesin. Ata kanë rezistuar drejtë, sepse urdhërat nga lartë na paskan qenë në drejtim të ndërmarrjes së përbashkët kriminale.
Ndërmarrja e vetme e UÇKsë ka qenë ajo e përbashkëta çliruese.
P.S. Akuza për heshtje i drejtohet posaçërisht Presidentes e Kryeministrit. As juve nuk ju ndaj nga ne. Arsyetimi se ju është kërkuar të mos komentojnë nuk pin ujë sepse tashmë kanë komentuar çdo gjë tjetër. Njoftimi për kandidimin e Kosovës për lojra mesdhetare në ditën që fillon gjyqi ndaj neve është jo vetëm injorues por edhe ofendues.
Të gjithë, edhe pushtet edhe opozitë, harroni votat në këtë moment. I Pari do të flas kundër krimeve individuale dhe do mbroj çdo viktimë të pafajshme, por edhe i pari do shaj padrejtësinë. Sj vlen asnjë pozitë e asnjë votë të çahemi në këtë.

Të tjera
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...
-
“Më i madhi në historinë e Ballkanit trajtohet si kriminel – ma gjeni një të dytë si ky”, Azdren Shala për Thaçi
Opinionisti Azdren Shala ka komentuar rikthimin e Hashim Thaçit në Kosovë, pë...
-
Trump me komplimente për Rutte: Po e forcon NATO’n, kam luftuar që ta ketë këtë detyrë, kemi qëllime të njëjta në mendje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të N...
-
Çitaku e shpërndan postimin e Edi Ramës për Hashim Thaçin: Në mungesë të Kryeministrit të Kosovës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shpërndarë në Facebook-un e saj posti...
-
Dakaj: Specialja i bëri padrejtësi të madhe Thaçit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë nxitësit e urrejtjes ndaj tij dhe UÇK-së
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vizitës së ish-presidentit Hash...