Sport

Herrera cilëson Messin si lojtarin më të mirë në histori

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 25 December 2021

Lionel Messi mbetet lojtari më i mirë në botë në sytë e mesfushorit Ander Herrera, ndërsa ky i fundit pret që bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe do ta dominojë botën e futbollit në vitet e ardhshme.

Messi i dha fund një karriere 21 vjeçare me Barcelonën për shkak të krizës financiare që kishte gjigandi katalunas, kështu duke u transferuar te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, përcjell KosovaPress.

Ylli argjentinas u ribashkua me Neymar vetëm për të formuar një treshe të frikshme në sulm me Kylian Mbappen, ndërsa trajneri i tyre Mauricio Pochettino transferoi edhe lojtarë të tjerë Sergio Ramos, Achraf Hakimi, Gianluigi Donnarumma and Georginio Wijnaldum.

-Advertisement-

Tani, mesfushori i PSG-së Ander Herrera ende beson që Messi është lojtari më i mirë në botë, ku edhe insistoi që skuadra e Pochettinos është ende duke u adaptuar me kualitetin e Messit.

“Lojtarët e kalibrit të Messit shkurtojnë kohën e ambientimit. Ai do të luaj njëjtë sikurse në Francë, në Spanjë, në Japoni ose në Madagaskar. Ne duhet të punojmë si skuadër sa më shumë që të nxjerrim më të mirën nga ai. Sigurisht lojtarëve të rinj iu nevojitet kohë për tu adaptuar. Tani është e kundërta sepse jemi duke folur për lojtarin më të mirë në histori”, tha Herrera.

Po ashtu, Herrera foli edhe shokun tjetër të skuadrës Kylian Mbappen, për të cilin mesfushori spanjoll tha që do ta dominojë botën e futbollit në vitet e ardhshme.

“Kylian do të bëhet lojtari më i mirë në botë për shumë vite me radhë, por të gjithë e dimë që Messi është numri një. Padyshim, Mbappe ka përulësin dhe dëshirën më të madhe për të mësuar nga Messi”, tha Herrera.

Momentalisht, gjigandi francez Paris Saint-Germain zë vendin e parë në tabelë, 13 pikë larg vendit të dytë dhe të tretë, respektivisht skuadrës së Nice dhe asaj të Marseille.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera