Sport

Herolind Shala: Duam vetëm fitore ndaj Maltës

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 10 October 2018

Të motivuar tej mase dhe në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë futbollistët e Kombëtares A edhe dje kanë vazhduar me përgatitje me intensitet të lartë para ndeshjes së të enjtes kundër Maltës, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe në këtë stërvitje Shtabi teknik në epiqendër pati lojën nën trysni duke qarkulluar topin mirë me theks mesfusha dhe sulmet e rrufeshme.

Si zakonisht nuk kanë munguar as provat nga gjuajtjet e lira si dhe pika e bardhë. Stërvitjet e sontme i ndoqi presidenti i FFK-së z. Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE Mirsad Çollaku e Bekim Rexhepi.

-Advertisement-

Pas stërvitjes ja se çka deklaroi Herolind Shala.

“Jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe stërvitjet janë duke shkuar mjaft mirë. Si grup po funksionon mirë dhe askush nuk po mendon për asnjë rezultat tjetër veç fitores. Mendojë se nuirk ka ndeshje të lehta, por mendojë se jemi më të mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera