Sport

Herolind Shala beson në rezultat pozitiv ndaj Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 05 September 2018

Është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, para nisjes për në Baku, shkruan GazetaFokus.

Ndërkaq, që gjatë stërvitjes Kombëtaren A e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi si dhe presidenti i KOK-t Besim Hasani i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhija, që ishn bashkë me zyrtarë të Organizatës SIGA, që njihet si organizatë që lufton anitkorrupsionin e që kishin shprehur ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Kombëtaren A.

Si zakonisht edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Azerbajxhanin në një atmosferë të mirë pune dhe sportive janë zhvilluar përgatitjet për këtë ndeshje që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 18.00 sipas kohës lokale, ndërsa neër Kombëtarja udhëton për Baku.

-Advertisement-

Herolind Shala ka deklaruar.

“Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur maksimalisht e këtë na e kanë mundësuar edhe kushtet e mira. Kemi motiv dhe disponim të mirë, e kjo besojë do të jep edhe rezultatin e favorshëm për neve. Unë shpresojë se kemi gjasa jashtëzakonisht të mira për të shkuar tutje”, ka thënë Shala. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera