Lajme

Me heqjen e fotografisë së Thaçit, Xhafer Tahiri i LDK-së dhe Haskuka i VV-së po shkelin ligjin

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 30 December 2017

E nisi Xhafer Tahiri i LDK-së në Vushtrri, kurse sot e vazhdoi Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes në Prizren.

Që të dy me të marrë mandatin kanë hequr fotografinë e presidentit të shtetit, Hashim Thaçi nga zyrat e tyre.

Tahiri i LDK-së dje u arsyetua se nuk e ka hequr fotografinë, por vetëm ia ka ndërruar imazhin.

-Advertisement-

Kurse te Haskuka u vërejt mungesa e fotografisë së Thaçit gjatë takimit që pati me Ilir Dedën dhe Mimoza Kusari-Lilën.

Por, me këtë veprim dy kryetarët e rinjt të komunave po e shkelin Ligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Neni 20 i këtij ligji thotë se të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim ato lokale apo qendore, duhet ta vendosin foton e presidentit në përmasat 40-60 centimetra.

“Obligohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e Presidentit. Përmasat minimale duhet të jenë 40 – 60 cm”, thotë ky ligj.

Veç ligjit, ekziston edhe një rregullore e cila ishte miratuar në vitin 2011 nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi e ku tregohet për mënyrën e vendosjes së fotografisë, dhe institucionet që obligohen ta bëjnë një gjë të tillë.

Në mesin e të gjitha institucioneve, në këtë rregullore specifikohet qartë se fotografia e presidentit duhet të vendoset edhe nga kryetarët e komunave.

 

Madje në këtë rregullore gjithashtu kërkohet që fotografia të vendoset në një vend të dukshëm dhe ballor.

“Fotografia duhet të ketë përmasat minimale 40-60 cm. Duhet të jetë e vendosur në kornizë. Fotografia në zyre duhet të vendoet në mur në vend të duksëhm/ballor”, thotë rregullorja‌.

Me vendosjen e fotografisë së presidentit kishte pasur telashe edhe pas zgjedhjes së Thaçit në këtë pozitë, ku disa kryetarë të komunave me shumicë serbe nuk pranonin të vendosin fotografinë.

E asnjëri nga kryetarët e këtyre komunave, pra as Haskuka dhe as Tahiri s’kanë dhënë ndonjë shpjegim pse po e heqin fotografinë nga zyret e komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera