Sport

Henry i kërkon Arsenalit të shesë Sanchezin dhe Ozilin në janar

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 29 December 2017

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka thënë se klubi i tij i vjetër duhet të shesë yjet e skuadrës, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, në muajin e ardhshëm.

Të dy yjet e skuadrës, Ozil dhe Sanchez janë të lirë të nënshkruajnë marrëveshje para-kontrate me çdo skuadër në Angli dhe jashtë saj nga 1 janari, pasi kontratat e tyre skadojnë në verën e vitit 2018.

Kështu, legjenda e klubit, Henry, i ka këshilluar drejtuesit e skuadrës nga Emirates që t’i shesë dy futbollistët pasi në të kundërt do t’i humb pa para gjatë verës.

-Advertisement-

“Ne po flasim për diçka që ata kanë krijuar vetë”, ka thënë fillimisht Henry për Sky Sports.

“Ju do të humbisni Alexis Sanchezin nëse ai largohet dhe ju do të humbisni Mesut Ozilin, sepse ata janë lojtarë cilësorë. Tani, a nuk do të merrni ndonjë para për ta?”.

Sanchez dhe Ozil priten të largohen në 2018 nga Arsenali (Getty Images)

“Nëse diçka vjen tani, ju duhet të paktën të merrni disa para, sepse ju do t’i humbni gjithsesi në fund”

“Ata ende nuk kanë nënshkruar kontratat e reja, kjo është diçka për të cilën ne jemi të sigurt, kështu që duhet të shkojnë për të marrë para për ta nëse ata largohen në fund të sezonit, pasi në të kundërt do të ishte një dënim i dyfishtë”.

“Është e habitshme për mua, si [Robin] van Persie shkoi, unë shkova, shumë lojtarë shkuan, por morët para për ta. Këta djem mund të shkojnë falas, kështu që shpresoj se mundeni t’i bëni ata të qëndrojnë ose t’i shisni ata”, përfundoi legjenda franceze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera