Sport

Henry, ishte më i miri në botë

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 10 November 2017

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann beson se sulmuesi Thierry Henry ishte lojtari më i mirë në botë në kohën kur luanin së bashku te klubi londinez, transmeton zeri.info

Lehmann iu kishte bashkuar Arsenalit në vitin 2003 dhe kishte luajtur të gjitha ndeshjet me ekipin në edicionin kur të drejtuarit e Arsene Wengerit fituan ligën angleze pa asnjë humbje.

Në librin e tij autobiografik, Lehmann shkroi se pavarësisht se ka luajtur me emra të mëdhenj të futbollit, Henry ishte më i miri.

-Advertisement-

“Përgjatë viteve kam qenë shumë me fat që kam pasur kënaqësinë të luajë me shumë futbollistë të mirë, që prej Olaf Thon e deri te Andi Moller dhe Lothar Matthaus. Sidoqoftë, në fund, ishte Henry që më la përshtypje më së shumti”, ka shkruar Lehmann.

 

“Jo vetëm me shpejtësinë dhe spektaklin që krijonte në fushë, por gjithashtu për shkak të personalitet të ndryshëm dhe inteligjent të tij”, shkruan ndër të tjera ai./Zëri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera