Lajme

Helmohen në një cermoni varrimi, 85 persona në Prishtinë bëhen spital

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 05 September 2021

Ushqimi të cilin e kishin porositur një familje për drekën e një cermoni të varrrimi, i ka dërguar në spital 85 persona.

Kjo pasi që të njëjti ishin helmuar nga ky ushqim, shkruan Gazeta Infokus.

Barkëqitje, vjedhje, e kokëdhembje janë disa nga simptomat që kanë këta persona.

-Advertisement-

Kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës Infokus.

Madje atyre iu është dashur të marrin ndihmë mjekësorë në Ambulancën në fshatin Besi.

Gazeta Infokus ka kontakuar këtë ambulancë dhe e njëjta ka konfrimuar se 17 persona janë të helmuar.

“17 persona prej mengjesit dyshojme se jane helmuar. Per kete rast kane qene edhe nga IKSHP kane be analizat edhe ata sigurisht e konfirmojne çka e si ka ndodhe“, kanë thënë nga kjo ambulancë duke mos dashur të flasin më emerë.

Gazeta Infokus ka provuar të marrë përgjigje edhe nga IKSHPK-ja por të njëjti nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të teksitit.

Më poshtë gjeni fotografi nga spitali ku po trajtohen këta pacientë./Gazeta Infokus//

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera