Lajme

Helmimi i spiunit, shkencëtari rus: Edhe shtete të tjera e kanë prodhuar agjentin nervor Noviçok

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 18 March 2018

Shkencëtari rus, i cili fillimisht kishte ndihmuar në zhvillimin e agjentit nervor që besohet se është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus në Britani, thotë se edhe shtetet tjera mund të kenë prodhuar mostra të substancës.

Por, në një intervistë për Current Time TV, Vil Mirazaynov, i cili ka emigruar në SHBA gjatë viteve 1990, ka fajësuar Rusinë për helmimin, rast ky që ka ngritur tensionet në mes të Moskës dhe Londër, ku dy qeveritë kanë dëbuar diplomatët e shteteve të njëra-tjetrës.

Mirzayanov thotë se e ka publikuar formulën e agjentit nervor – të njohur si noviçok- në një libër në gjuhën angleze të publikuar më 2008.
“Britanikët kanë mundur ta kenë sintetizuar atë në bazë të formulave që unë kam publikuar në librin tim”, thotë ai.

-Advertisement-

“Secili shtet përkujdeset për sigurinë e vet, dhe si pjesë e studimit të kërcënimeve të mundshme, një model mund të ketë krijuar”, thotë ai.
“Shumë shtete mund të kenë mostra, por prodhimi u rafinua vetëm në Bashkimin Sovjetik dhe në Rusi”, thotë Mirzayanov.
Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi i janë ekspozuar agjentit nervor më 4 mars, në Britani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera