Helmimet nga zjarri në Sferkë, Prokuroria: Një person dërgohet në spital, disa të tjerë po trajtohen në vendngjarje
Autori: Gazeta inFokus
08:35 | 21 July 2026
Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, ku mbrëmjen e së hënës u mbajtën edhe protesta.
Për menaxhimin e situatës janë angazhuar Policia e Kosovës, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.
Prokurori i Shtetit ka kërkuar shtimin e masave dhe angazhimin e ekipeve shtesë të zjarrfikësve, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në deponi javën e kaluar, përveç Policisë së Kosovës, ka autorizuar edhe një ekspert të zjarreve për të përcaktuar shkaqet e tij.
Eksperti pritet ta dorëzojë raportin me të gjeturat në Prokurori. Nëse konstatohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, Prokuroria ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës.
Gjatë intervenimit në deponinë e Sferkës, raportohet se disa punëtorë janë helmuar nga tymi dhe gazrat e krijuar nga djegia e mbeturinave. Ata janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas raportimeve, djegia e mbeturinave në këtë deponi ka vazhduar prej ditësh, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët e zonës dhe reagime të shumta në opinion.
Një ditë më parë, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) reagoi lidhur me zjarrin në Deponinë Sanitare të Pejës, në fshatin Sferkë, duke sqaruar se kjo deponi aktualisht nuk është nën menaxhimin e saj.
Ndër reagimet më të forta ka qenë ai i deputetes së zgjedhur të LDK-së, Hykmete Bajrami.
Ajo ka bërë të ditur se, në cilësinë e deputetes së zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, i ka dorëzuar përmes postës elektronike kallëzim penal Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, lidhur me gjendjen alarmante në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës.
Megjithatë, në deklarimet e saj, Bajrami ka thënë se deponia aktualisht menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), aksionar i vetëm i së cilës është Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky pretendim bie në kundërshtim me reagimin e KMDK-së, e cila një ditë më parë deklaroi se deponia në Sferkë nuk është nën menaxhimin e saj.

T� tjera
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...
-
Mrekullia e kësaj vitamine për organizmin, ja përfitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë për shëndetin tuaj
Omega-3 është një nga përbërësit e rëndësishëm për organizmin e njeriut, pasi...
-
Arrestohet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet se në çfarë rasti u përfshi
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor...
-
BQK lanson Sistemin e Pagesave të Shpejta, Kurti: Rëndësia e tij, përtej avancimit teknologjik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e S...
-
KEK-u arrin marrëveshje me sindikatat, të gjithë punëtorët do të përfitojnë bonus
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim ...
-
Ganimete Musliu vlerëson kontributin e Prof. Dr. Kimete Canajt në ruajtjen e trashëgimisë albanologjike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë n...
-
Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij
Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës,...
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja stërviten me “Shpatën e Artë”
Misioni i KFOR-it, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e p...
-
Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, duke f...
-
IKKL dhe MPJD me memorandum për promovimin ndërkombëtar të fakteve mbi kri*met e luf*tës në Kosovë
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Ministria e Punëve t...


































