Rozë

Heidi Klum “Mbretëresha” për këtë Halloween

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 01 November 2019

Ajo njihet si mbretëresha e Halloweenit. Modelja Heidi Klum ka tejkaluar çdo lloj fantazie për veshjen e saj në këtë Halloween.

46-vjeçarja me prejardhje gjermane u dha miqve të saj një tronditje me kostumin e Halloweenit, duke u veshur si një person tronditës i sapo ardhur nga një planet tjetër.

Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale gjithashtu u tregoi fansave për procesin e gjatë disa orësh, për shndërrimin në këtë personazh.

-Advertisement-

E gjithë puna e vështirë duket se u shpërblye, pasi ajo dukej absolutisht tmerruese teksa arriti në festën e Halloweenit, së bashku me burrin e saj, Tom Kaulitz.

Ylli gjerman e ka zakon që gjithnjë të befasojë me përzgjedhjet e saj për Halloween.

Në një moment, burri i saj hyri për ta parë gruan e tij teksa bëhej gati për Halloween dhe ajo i dha një puthje. Padyshim që shndërrimi i saj për këtë festë është komentuar shumë në rrjetet sociale.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy