Rozë

Heidi Klum fejohet me muzikantin Tom Kaulitz

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 26 December 2018

Supermodelja Heidi Klum është fejuar me të dashurin e saj muzikant. Modelja 45-vjeçare gjerman njoftoi fejesën e saj me kitaristin e “Tokio Hotel” Tom Kaulitz nëpërmjet një postimi në Instagram të hënën.

Ajo ka qenë e lidhur me 29 vjeçarin Kaulitz për gati një vit. Ky postim përmbante një foto të zezë dhe të bardhë të çiftit, me Klumin duke treguar unazën e saj të diamantit dhe duke shkruar: “Unë i thashë po”.

Lajmi për marrëdhënien e saj me Kaulitz u publikua që në maj të 2018. Klum, një nga gjyqtaret në “America’s Got Talent,” ka tre fëmijë nga martesa e saj me Seal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera