Haziri u përgjigjet deklaratave të Pacollit: LDK nuk ka kulturë të manipulimit me vota
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 29 June 2017
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri thotë se subjekti i tyre nuk e ka në kulturën e tyre manipulimin e votave dhe se të njëjtët vazhdimisht kanë qenë viktimë e manipulimeve që janë bërë nëpër procese zgjedhore.
Këto deklarata të zyrtarit të LDK’së vijnë pasi Pacolli mbrëmë e akuzoi partnerin e tyre të koalicionit për vjedhje votash.
Haziri në një prononcim për Express tha se duhet shikuar se çfarë ka ndodhur me votat e pavlefshme dhe të kuptohet që nëse ka pasur manipulime, ato të eliminohen.
“E kam dëgjuar deklaratën e zotit Pacolli dhe mendoj që ai ka qenë jashtëzakonisht korrekt edhe për koalicionin parazgjedhor por edhe atë paszgjedhor, ne do të qëndrojmë bashkë, e rëndësishme me pa procesin e ditës D, pra dita D nënkupton 11 qershorin se si ka vajtur puna a ka pasur telashe dhe me vetë faktin që ka shumë vota të pavlefshme dhe ka dyshime dhe duhet me nxjerr përfundime pse ka ndodhur ato vota të pavlefshme por LDK është sjell korrekte në raport me procesin zgjedhor dhe nëse ka pasur defekte e lëshime ne do t’i shikojmë”, është shprehur Haziri, derisa ka shtuar se edhe vetë ata kanë dyshimet për manipulime që janë bërë në votat e tyre.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hedhur akuza të rënda për partnerin më të madh të koalicionit LAA, LDK’së. Ai mbrëmë tha LDK ka abuzuar me votat për deputet brenda koalicionit LAA.
E për këtë, nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri tha se ata i kanë dyshimet e tyre për manipulime të votave por AKR, si partner i koalicionit sipas tij, është sjell jashtëzakonisht korrekt dhe nëse do të identifikohen raste të tilla ai tha se do t’i eliminojnë.
“LDK përfundimisht nuk e ka kulturën e manipulimit, ne jemi viktima të proceseve zgjedhore edhe në të kaluarën besoj edhe në të tashmen
Ne do të qëndrojmë bashkë me AKR-në e Alternativen dhe këtë do e dëshmojmë edhe pas certifikimit të rezultateve”, ka përfunduar ai.
Ndërkaq, sa i përket rezultateve të zgjedhjeve, KQZ ka njoftuar se sot në ora 14:00, do të publikohen ato përfundimtare.
Vendi shkoi në zgjedhje më 11 qershor, pasi Qeveria ‘Mustafa’ u votua që të rrëzohet nga Parlamenti.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...