Lajme

Haziri për Osmanin: S’besoj që do të kalojë lehtë në një listë çfare është VV

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 19 January 2021

Ne s’kishim alternativë tjetër, qeverisja e Hotit erdhi si opsion i vetëm. Ne përkundër Kurtit arritëm ta ndërtojmë qeverinë.

Ne nuk ndërtuam koalicion me PDK-në, por me partitë e vogla që përfshinë minoritetet, ky është dallim në substancë.

Tashmë jemi të njohur me qëndrimet e Kurtit, sepse me LDK-në deri më 6 tetor kishte një partner të besueshëm.

-Advertisement-

Tash jemi në një garë politike, ne vazhdojmë të jemi lidhje politike që ndërtohet mbi bazë të vlerave dhe për ne ka rëndësi shteti. Ne jemi gardianë politikë, do të vazhdojmë të punojmë sepse po e shohim degjenerimin politik, kjo e rrezikon shtyllën e pavarësisë që është demokracia”, ka thënë në Euronews Albania, transmeton Indeksonline.

Ai foli edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, e cila garon në zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët me VV-në.

“Tani, zonja Osmani e humbi besimin në LDK, duke u thirr në një vendim të Këshillit të Përgjithshëm, dhe kjo shkaktoi dhe mosbesim dhe tërheqje nga strukturat, duke e gjet vetën në VV. A s’është kjo thyerje e ideologjikë kjo?

T’i thyesh ideologjitë, atëherë cili është profili politik. Më vjen keq që është largu nga LDK humbja e besimit është edhe në vlerësime, dhe s’besoj që do të kalojë lehtë në një listë çfare është VV.

Edhe të tjerët që kanë dalë nga LDK në procese politike, nuk dëmtohet LDK-ja por dëmtohen vet ata”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera