Lajme

Haziri për Marrëveshjen e Ohrit: Gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 02 September 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është gjëja më e keqe që kanë arritur kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Alleksandar Vuçiqin.

Kjo pasi, sipas Haziri i ka bërë keq Kosovës, duke i vënë sanksione financiare dhe duke e kufizuar.

“Ku jemi sot Kosova, kjo Qeveri ka futur Kosovën në raporte të kushtëzuara në sanksione financiare”, u shpreh Haziri.

-Advertisement-

“Edhe sot flasim për raportet kryesore me Serbinë, dhe sot raportet diplomatike i ka të kushtëzuara me BE-në, ju e dini se ata kanë përfunduar negociatat me BE-në, kanë qenë duke pritur datën. Çka ka ndodhur tash? BE-ja ia ka amendamentuar kapitullin e 35-të të fqinjësisë së mirë me Marrëveshjen e Ohrit, që për ne LDK-në, është marrëveshja më e keqe për Kosovën që e ka mbërri Kurti-Vuçiq, por që është bërë. Serbisë iu është hapur kaptina e fqinjësisë me Kosovën. Por Kosovës për shkak të kësaj marrëveshje dhe bojkotit e kanë vendosur në sanksione financiare”.

“Edhe ministrave të kabineti, duke përfshirë dhe Kurtin ka kufizime në takime”, tha nënkryetari i LDK-së në Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera