Haziri ngre dyshime për ndërhyrje në dosjen e Stadiumit të Gjilanit: Janë fikur kamerat që funksionojnë 24/7
Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 22 May 2024
Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se për stadiumin e qytetit, kanë qenë tri oferta dhe se ka pasur ndërhyrje në aplikacion, që sipas tij, duhet të hetohen.
Ai tha se në zyrën ku është punuar, kamerat nuk kanë funksionuar, ku sipas tij, tek Zyra e Prokurimit, ka një program të veçantë, me kode ku rregullohet e drejta e qasjes, e drejta e hyrjes dhe e drejta e kontrollit mbi dokumentacion.
“Ndërsa 24/7 përcillet me kamera, në mënyrë që të mos ketë mundësi të hyjë askush. Atje kamerat janë fikur, ka pasur ndërhyrje në dosje dhe ende nuk është përcaktuar kontrata. Ka kaluar një muaj që nuk është bërë shpallja dhe tani legjenda urbane thotë se po pritet të certifikohet një zyrtar i decertifikuar, i cili nuk e ka kaluar provimin e certifikimit, edhe pse ka pasur certifikatë.
“Tash, decertifikimi i një zyrtari, të certifikohet me certifikatë të re, pritja sepse asnjë zyrtar i prokurimit nuk nënshkruan programe të tilla që nuk kanë bazë ligjore, ky është problemi. Prej 11 zyrtarëve që kanë dhe munden me marrë autorizime për nënshkrim, nuk nënshkruhet kontrata, stadiumi mbahet peng duke e pritur një zyrtar a certifikohet a jo, a e kalon provimin apo jo në fund të muajit maj”, tha Haziri.
Ai paralajmëroi se LDK-ja në Gjilan do t’i drejtohet organeve kompetente në lidhje me këtë ngjarje, ku sipas tij, është keqpërdorim i drejtpërdrejtë me detyrë.
Të tjera
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...