Lajme

Haziri: Martin Berishaj ka nxjerrë shuma të mëdha nga bankat, krerët e shtetit gardianë të tij

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 18 January 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka folur për rastin e Martin Berishajt dhe mbrojtjen e vazhdueshme institucionale ndaj tij.

Ai tha se krerët e shtetit janë bërë gardianë të ambasadorit Berishaj.

“Lajmi i fundit për nxjerrjen e shumës së madhe në bankën komerciale është jashtëzakonisht serioze. Kur e mbron me çdo kusht, dmth që diçka brenda është serioze, por që herët a vonë zbulohet… Nuk ka shpjegim se pse mbrohet ambasadori Berishaj. Nuk po mundem me kuptu dhe besu se deri ku ka mbërri ky rat, unë e njoh atë krejt ndryshe”, tha Haziri.

-Advertisement-

Ai komentoi edhe deklaratën e ministres Gërvalla se raportimet për rastin Berishaj janë vetëm spekulime.

“Ministrja e Jashtme dhe kryeministri duhet të ballafaqohen me fakte. Tërheqja e parave në Podgoricë, këtu e në Tiranë… hetimet kanë kaluar kufijt e Ballkanit”.

“GEN-i është i lidhur me eksponentë të Qeverisë, pse ish nevoja mos me pranu gazin amerikan kur i bë oferta në Athinë?! Mbrapa kësaj qëndron një politike më e fortë… Vetë fakti që ka pasur refuzim të vazhdueshëm, tregon se ka pas diçka të planifikuar më herët, dhe po shihet se është e lidhur drejtëpërdrejt me GEN-in”, tha ai.

Derisa ambasadori Berishaj ka dalë sot me një postim në Facebook, ku është munduar të sqarohet për akuzat për përfshirjen e tij në skandal.

Ai i ka quajtur të pabaza akuzat ndaj tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera