Lajme

Haziri: LDK nuk ka caktuar asnjë kandidat për kryetarë të komunave

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 22 June 2017

Përderisa ende nuk është përmbyllur procesi i certifikimit të zgjedhjeve nacionale, tashmë është caktuar edhe data e zgjedhjeve lokale.

Deri më tash janë përfolur disa nga kandidatët e mundshëm nga radhët e LDK-së për Prishtinën e po ashtu e dhe për komunat tjera.

Mirëpo, LDK ende nuk ka vendosur asgjë në këtë drejtim.

-Advertisement-

Nënkryetari i saj, Lutfi Haziri në një prononcim për Indeksonline thotë se tani për tani ata janë të zënë për formimin e Qeverisë dhe nuk do të merren me zgjedhjet lokale.

“Njëherë do i presim rezultatet e zgjedhjeve, zbatimi i zgjedhjeve parlamentare pastaj do merremi me zgjedhjet tjera”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, ai hedh poshtë të gjitha kandidaturat e përfolura këto ditë nga radhët e LDK-së, duke thënë se këto janë vetëm propozime individuale, pasi kryesia e LDK-së ende nuk ka vendosur asgjë.

“Nuk vlen as një emër, asnjë kandidaturë që është përmendur këto ditë, sepse kryesia e LDK-së ende nuk ka vendosur, kështu që janë propozime vetëm individuale”, ka shtuar Haziri.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas konsultimit me partitë politike, ka marrë vendim që zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale të mbahen më 22 tetor 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera