Lajme

Haziri: Kurti, “politikan që shet mjegull”, Osmani do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 18 July 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti si “politikan që shet mjegull”, teksa ka shtuar se presidentja Vjosa Osmani do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Në emisionin DPT Te Fidani, Haziri ka thënë se shkaku i Kurtit imazhi i Kosovës është përtokë.

“Kam qenë në Romë dhe Berlin, kanë qenë edhe kolegët e tjerë të opozitës. Jemi bërë vend i lajmeve dhe politikave të këqija”, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

“Kjo është ajo që me një termë që quhet ‘politikan që shet mjegull’, kryeministri ynë, shumë lehtë shet mjegull këtu në Kosovë, por partnerëve nuk mund të shesësh mjegull”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së.

Haziri ka komentuar edhe veprimet e Kurtit dhe Osmanit për draft-statutin e Asociacionit.

“Kjo është ndarje e re e detyrave. Tri pika që e përbëjnë trekëndëshin funksional. Kurti duhet të bëjë akt draft dokumentin në qeveri, dhe kur bëhet akti i vendimmarrjes, dokumenti është i qeverisë, dhe presidentja ka thënë se nëse qeveria e bën aktin, unë e bëj veprimin. Ajo është treguar e gatshme që ta vë nënshkrimin në dokument dhe vendimin e qeverisë për asociacion ta çojë në Kushtetuese”, ka sqaruar Haziri.

“BE-ja është e gatshme, e ka taskforcën për zbatimin e menjëhershëm të 45 ditëve të para. Tani, a është kjo vijë e re për presion politik ndaj Kurtit nëpërmjet Osmanit dhe partnerët ndërkombëtar, apo është njësim i veprimeve, dhe mendoj se është njësim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera