Haziri: Kurti është i papunë si kryeministër, fjala luftë është përmendur 47 herë për një javë
Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 29 May 2024
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për nxitje të polarizimeve dhe për keqmenaxhim me pushtetin.
Ai është pyetur se përse Kurti dëshiron zgjedhje teksa është përgjigjur se qeveria e tij është e papunë.“Është krijuar një disponim i gjerë për zgjedhjet, debati është nxitur për ta larguar vëmendjen nga Këshilli i Evropës.
Qeveria e Kurtit është e papunë politikisht, kjo qeveri nuk ka punë. Teknikisht planifikim ditor ka, sot për nesër. Agjenda politike e Kurtit është hargjuar. Sepse janë mbyllur dyert për mundësitë që qeveria t’i jap vendit oksigjen zhvillimor”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se në momentin që një qeveri nis të flasë për numra dhe shifra, i bie se shteti është duke u menaxhuar sot për nesër. Ka shtuar se aq është e papunë sa që ka nisur ta përmendë fjalën luftë.
“Ata përdorin shifra, numra, fakte, krejt është mirëmbajtje, është parim i administrimit të vendit për sot dhe nesër. Për shtatë ditë është përmendur fjala luftë 47 herë”, ka thënë Haziri.
“Lufta është mjeti i fundit i politikës. Kurti në paqe flet për luftë, jo vetëm këtu, por ju flet edhe popujve që kanë traditë luftërat. Ju tregon britanikëve dhe rusëve se si bëhet lufta”, ka shtuar ai.
“Është i papunë. Nuk ofron qeveria asgjë. Në të gjitha raportet pasqyrohet negativiteti”. /ATV
Të tjera
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...