Haziri: Kurti e Osmani pas 6 udhëtimeve në ShBA takuan Sekretarin, Presidentin s’mund ta arrijnë
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 30 July 2022
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizitën e tyre me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Haziri ka thënë se Kurti e Osmani kanë arritur ta takojnë Sekretarin Blinken tek pas gjashtë vizitash, raporton Express.
“Po nëse i bajmë bashkë, është në vizitën e gjashtë kanë mbërri me taku Sekretarin e shtetit. Tri herë ka qenë Presidentja dhe dy herë kryeministri në Ëashington për ftesa të caktume, për mos me thanë MCC’ja është burimi i ftesave të vizitave që kanë realizu dhe ka ndodh. Është një e vërtetë e madhe që Amerika dhe kjo administratë me popullin e Kosovës ka marrëdhënie të veçanta dhe të pakushtëzume, ndërsa me politikanë nuk e ka këtë raport. Nuk e dënon popullin e Kosovës për shkak të politikanëve dhe politikave”, ka deklaruar Haziri në një konferencë për media.
Ai ka goditur kryeministrin Kurti, duke thënë se në kohën e qeverisjes së LDK’së, vizitat bëheshin në nivel presidenti, e që, sipas tij, Kurti s’do t’i arrijë asnjëherë.
“Unë e thash natyrisht që ndodh vizitë. Në krahasim me administratën e kalume, kur ka qenë LDK’ja ne kemi pas takime në nivel të presidentëve, ne kemi shku te Presidenti në takim. Kur u ardh PDK’ja, nivelin e takimeve e kanë pas zëvendëspresident. Ka qenë z.Biden në atë kohë, ndërsa VV’ja e ka ul nivelin e takimeve te Sekretari i Shtetit. Ky është dallim i madh. LDK’ja gjithmonë, tradicionalisht në udhëheqje, takimet i ka pas gjithëherë me president. I fundit ka qenë Fatmir Sejdiu, ndërsa PDK’ja nivelin më të lartë e ka mbërri zëvdenëspresidentin Biden, ndërsa Vetëvendosje Sekretarin e Shtetit, që është nivel shumë i lartë e përfaqëson Shtëpinë e Bardhë, Administratën dhe e ka përcjellë selamin e presidentit tek delegacioni. Por, ky ështyë niveli dhe përfaqësimi i tyre më i lartë që mundet me mbërri. Nuk ka administratë, Qeveri në Kosovë që mundet me i prish marrëdhëniet me ShBA’të, sepse ata marrëdhënien e kanë me popullin e Kosovës”, tha Haziri.
Nënkryetari i LDK’së ka thënë se kjo vizitë për këtë parti ka kuptimin e letrës së janarit që Blinken ia kishte dërguar Kurtit.
“E dyta mirë është ba që është realizu kjo vizitë, por vizita ka për neve kuptimin e letrës së janarit. Vizita nuk është dalë përtej letrës së janarit që Sekretari Blinken e ka përsërit dhe e ka konfirmu kërkesën e Presidentit Biden që Kosova duhet me tregu kreativitet dhe pragmatizëm në dialog, duke çu në një marrëveshje ligjore obligative për palët me njohje të ndërsjelltë. Po dikujna iu ka dasht 1 vjet e gjysmë me kuptu që nuk mundet me kalu jashtë letrës kërkesa dhe nuk mundesh me ba ekskurzion politik për me çel një derë në Amerikë. Mundesh me shku me partinë tande nëpër dasma të shokve e kusherive edhe në vizita nostalgjike që i kanë njerztë për Amerikën, por në dhe te vendimmarrësit duhet me pas një arsye të madhe për me hy”, tha Haziri.
Të tjera
-
Takimi i Kurtit në mbështetje të Sinanit e Mustafit, Çitaku: Po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Al...
-
Murati del me një sqarim rreth Pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një sqarim rreth Pilotimit të...
-
Gjermania ua zgjat mandatin ushtarëve të saj në Kosovë, vendim vjen pas ngritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë
Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ia kanë vazhduar masën e par...
-
Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë
Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ...
-
Ademi në Athinë, takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Ath...
-
Policia kontrollon Parlamentin Evropian, dyshohet për ndërhyrje ruse
Zyra e prokurorit federal të Belgjikës ka thënë sot se policia ka kryer kontr...
-
Prokuroria parashtron ankesë kundër vendimit të gjykatës për lirimin e Skender Hysenit nga akuza për mosraportim të pasurisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit k...
-
Reuters: Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, ngriten shqetësime për të drejtat e njeriut
Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë ...
-
Dua Lipa e shokuar bën thirrjen e fortë për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza
Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë...
-
Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani
Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tende...
-
Konjufca: Mendoj se ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të...