Lajme

Haziri kujton aksidentin tragjik në Gjilan: U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 07 March 2021

Janë bërë dy vjet nga aksidenti tragjik i 7 Marsit, në cilin vdiq një person dhe u lënduan rreth 20 të tjerë.

Kryetari i Gjilanit ka përkujtuar viktimën e aksidentit Qerim Çoçaj, për të cilin thotë se familja duhet të jenë krenarë që e patën.

“U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne!”, shkruan Haziri në Facebook.

-Advertisement-

Ndërkohë ishte konfirmuar se kamioni që u përfshi në këtë aksident ka pasur defekt teknik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera