Lajme

Haziri i LDK-së: Gjilani qe dy vjet pa kryetar, po rrezikohet progresi që e kemi bërë ne

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 16 September 2023

Kryesuesi i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ia ka përmendur kryetarit të komunës nga VV-ja, Alban Hysenit, disa prej projekteve të papërfunduara, e që, sipas tij, e kanë lënë prapa Gjilanin si me qenë pa kryetar.

Haziri thotë se Hyseni nuk ka aftësi të menagjojë me financat e as vizion për të ardhmen. Kjo, shtoi ai, po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja.

“Është fatkeqësi e madhe që Gjilani sot e dy vjet ka mbetur pa kryetar. Kjo udhëheqje e Komunës ka paaftësi financiare, mosdije në zbatim e mungesë vizioni, duke e rezikuar progresin që ne e kemi shkaktuar në të kaluaren e afërt, po e rezikon të ardhmen e po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja, dhe ia ka garantuar një regres Gjilanit”, ka reaguar Haziri, në Facebook.

-Advertisement-

Haziri tutje ka theksuar se në këto dy vite të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, vendi ka pësuar një regres me disa projekte.

Ai shpreson që këto të rregullohen përmes komunikimeve opozitë-qeverisje komunale në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera