Haziri: Besoj që drejtësia e Dhomave të Specializuara do të jetë e barabartë për të gjithë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/04/lutfi-haziri-11.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
18:26 | 10 April 2023
Nesër, më 11 prill në Hagë nis dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Lidhur me këtë ka folur nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Haziri tha se beson në zbardhjen e drejtësisë nga ana e Dhomave të Specializuara.
Ai theksoi se uron që të konfirmohet edhe pastërtia e luftës.
“LDK është përmendur në disa raste, më shumë në komunikata, por jo në raste tjera të veçanta. Derisa nuk kemi zbardhje të fakteve në rastet e veçanta për emrat e veçantë. Ne nuk kemi parë emra dhe eksponentë të LDK-së që do të jenë subjekt i zbardhjes së drejtësisë. Besojmë shumë që drejtësia e vendosur përmes Dhomave të Specializuara do të jetë e barabartë për të gjithë dhe uroj që pastërtia e luftës dhe pastërtia e kryengritjes dhe rezistencës politike dhe ushtarake të konfirmohet jo në dëm të askujt, duke përfshirë jo vetëm pakicat etnike, por edhe individët. Në këtë rrafsh, e vërteta e madhe është që drejtësi duhet të vendoset për të gjithë dhe kompensimi me drejtësi për viktimat dhe rastet që Dhomat e Specializuara i kanë në hetime, duhet të vendoset po ashtu”, tha Haziri.
“Kjo zhurmë politke dhe ky debat që është duke u zhvilluar në Prishtinë ka të bëjë me pakënaqësitë në rastin e fillimit të gjykimit kundër ish-presidentit, ish-kryekuvendarëve dhe ish-deputetit të VV-së”, theksoi ai.
Numri dy LDK-së shtoi se Kosova për herë të tretë po përballet me drejtësinë, përcjell Klankosov.tv
“Për herë të tretë Kosova po përballet me të kaluarën e saj për të vendosur drejtësi. Në rastin e parë administrata e OKB-së përmes UNMIK-ut dhe Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, në rastin e dytë misioni evropian in EULEX i cili ka provuar dhe ka marrë masa për të vendosur drejtësi në Kosovë dhe tani Dhomat e Specializuara që përfaqësojnë institucionet e Kosovës, legjislacionin e Kosovës dhe kjo duhet të barazohet me verdiktin e popullit të Kosovës. Praktikisht, Prokuroria e paraqet qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Gjykata jep vullnet në emër të popullit të Kosovës. Kjo është e vërteta e madhe”, tha numri dy i LDK-së përcjell Klankosova.tv/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_4130-600x360-1.jpeg)
Të tjera
-
Aksident mes dy veturave në Drenas, njëra përfundon e rrokullisur jashtë rrugës
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Drenas. Në aksident ja...
-
”Zorani, ish polici serb ka qenë dhëndër i Reçakut”, kërkohet nga Tomë Gashi që të kërkojë falje për këtë shpifje.
Avokati Tomë Gashi, ka lëshuar një deklaratë e cila ka ngjallur reagime të as...
-
Policia sekuestron 3,250 pako cigare të kontrabanduara në Gjakovë
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabandua...
-
Kamioni gòdet për vďekje 11-vjeçarin shqiptar në Zvicër
Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pasi është godi...
-
Një familje shqiptare akuzohet se grabiti 33 shtëpi në Angli, mes tyre edhe atë të futbollistit të Chelseas
Një familje shqiptare hajdutësh përdori shkallë për të hyrë në shtëpinë e fut...
-
Gërvalla për KiE: Kosova duhet të tejmbush kushtet për anëtarësim që t’i ketë shanset e njejta me vendet tjera
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndron në Kroaci ...
-
Komuna e Dragashit ka disa njoftime të rëndësishme për qytetarët
Komuna e Dragashit ka formuar Shtabin Komunal të Emergjencave si dhe Komision...
-
Zëvendës-ministri Zogiani: Subvencionimin nga polica kufitare nuk e përfitojnë autobusët, kamionët dhe motoçikletat
Zëvendësministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avn...
-
Mërgimtarët, të gatshëm të paguajnë gjobën e UEFA-s për flamurin e UÇK-së në “Euro 2024”
Gjatë fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, tifozët e Natit bënë vetëm ti...
-
Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon ashpër
Parlamenti i Malit të Zi miratoi mesnatën e së premtes, me votat e 41 deputet...
-
Qeveria e Kosovës tregon se çka nuk përfshihet në subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët
Ministri i Finanacave Hekuran Murati ka njoftuar sot për atë se çka mbulon Qe...
-
Daçiq konfirmon plagosjen e pjesëtarit të xhandarmërisë serbe, e quan akt terrorist
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se n...