Sport

Hazard: Të veshësh fanellën e Ronaldos nuk është e lehtë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 29 October 2019

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka thënë se është vështirë të luash në fanellën me numër 7.

Belgu iu bashkua Realit nga Chelsea gjatë afatit veror, por ende nuk ka treguar kualitetet e tij, transmeton KosovaPress.

Ai tha se është e vështirë të luash me këtë fanellë pasi para tij ka luajtur Cristiano, i cili është historik.

-Advertisement-

“Të veshësh këtë fanellë pas Cristianos nuk është e lehtë, pasi historik”, deklaroi ai.

Hazard foli gjithashtu edhe për synimin e “Los Blancos”, gjatë këtij sezoni, por beson që mund të fitojnë këtë trofe.

“Do të bëjmë më të mirën, duhet të fitojmë trofe. E di që Liga e Kampionëve është e rëndësishme. Jam këtu për ta fituar, ka rëndësi për të gjithë edhe unë përfshihem. Jam në klubin me të mirë në botë dhe shpresoj të bëjë më të mirën”, përfundoi ai.

Reali nesër do të luaj kundër Leganes, ndeshje që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera