Sport

Hazard shpallet lojtari i vitit në Europa League

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 30 August 2019

Eden Hazard shpallet lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të Europa League. Sulmuesi belg i transferuar në merkaton e kësaj vere te Reali i Madridit u vlerësua për paraqitjet e tij me Chelsea-n dhe për dy golat që realizoi në finalen e fituar me shifrat e thella 4-1 ndaj Arsenalit. Hazard mposhti konkurencën e ish-shokut të skuadrës Oliver Giroud dhe shokut të tij të ri të skuadrës Luka Jovic i cili spikati me fanellën e Frankfurtit në sezonin e kaluar të Europa League.

Hazard nuk ishte i pranishëm në cermoninë e hedhjes së shortit për sezonin 2019-2020 të Europa League por falenderoi organizatorët për çmimin me një video.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera