Sport

Hazard Refuzova tre gjigantë të Premier League për Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 28 May 2019

Eden Hazard thotë se është rritur te Chelsea, ku mbërriti si fëmijë dhe është bërë lojtar i madh. Kjo ndodhi gjatë shtatë viteve të tij në Londër, ndërkohë që po i afrohet potencialisht ndeshjes së tij të fundit me blutë. 28-vjeçari pritet të nënshkruajë me Real Madridin këtë verë. Para se ta bëjë këtë, ai shpreson të fitojë titullin e dytë të “Europa League” me “Blues”, kur skuadra e tij do të takohet me Arsenalin, në finalen e Bakut, të mërkurën.

Duke reflektuar mbi kohën e tij në “Stamford Bridge”, ndërkombëtari i Belgjikës thotë se bëri zgjedhjen e duhur që iu bashkua Chelsea në vend të ndonjë skuadre tjetër të Premier League. “Kur erdha këtu, isha fëmijë, tani jam një lojtar i madh, – tha Hazard për “Mirror”. – Sidoqoftë, si person nuk ndryshova, jam ende i njëjti.

Si lojtar kam shënuar më shumë gola dhe kam më shumë përvojë, por si njeri përpiqem të jem i njëjti, si kur ia fillova. Edhe kur ta përfundoj karrierën do të përpiqem të jem i njëjti. Isha pak i frikësuar, kur erdha për herë të parë te Chelsea. Didier Drogba kishte ikur dhe kishte lënë një boshllëk të madh. Mos harroni se, kur ke Drogba në ekip, me siguri që fiton trofe, por kam luajtur me lojtarët më të mirë.

-Advertisement-

Dhe nëse shikoni shtatë vitet e mia te Chelsea, kemi bërë diçka të mahnitshme së bashku. Ne fituam trofe së bashku dhe jam i lumtur. Kam pasur rastin të nënshkruaj për Manchester United, Man City, Tottenham, por kam marrë vendimin e duhur, zgjodha Chelsea. Unë fola me pronarin Abramovich, ndërsa kisha në telefon Drogba e Joe Cole, duke më thënë se ky ishte klubi më i mirë në Premier League”.

Hazard ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 16 asiste, në të gjitha garat, këtë edicion, duke regjistruar sezonin e tij më produktiv me klubin e Londrës: “Dua vetëm të kënaqem në fushë dhe të luaj mirë. Shembulli më i mirë i kësaj gjëje është aktivizimi me Belgjikën. Kam luajtur ndeshjen time më të mirë kundër Brazilit, në Kupën e Botës, por nuk kam shënuar, as kam dhënë ndonjë asist në të. Kjo është ajo që më pëlqen të bëj, të kënaqem në fushë.

Unë nuk mendoj për shënimin e golave apo asistet, por dua të jap më të mirën. Sa iu përket golave dhe asisteve, ky ka qenë sezoni im më i mirë. Gjithsesi, për mua, një sezon i mirë nuk është edhe nëse kam shënuar 40 gola. Nuk shikoj vetëm statistikat. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni dhe të mësoni në futboll. Kjo është filozofia ime këtu, ose nëse luaj në një vend tjetër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera