Sport

Hazard përgënjeshtron babain: “I lumtur te Chelsea”

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 22 January 2018

Eden Hazard del kundër babait të tij, përsa i përket transferimit të tij te Reali i Madridit.

Mesfushori belg, që u bë protagonist në fitoren 4-0 të Chelsea me Brighton, përgënjeshtroi atë që i ati tha pak kohë më parë për refuzimin e rinovimit të kontratës me ‘Blutë’, pasi ishte në pritje të ofertës së Realit të Madridit.

“Kam folur me babain tim, ka bërë deklaratë ta gabuar – tha Hazard – unë jam i lumtur te Chelsea dhe jam i përqendruar vetëm në ndeshjet me fanelën e kësaj skuadre”, tha belgu. Hazard më pas sqaroi edhe çështjen e tij kontraktuale me Kampionët e Anglisë, duke qetësuar të gjithë tifozët e ‘Bluve’ të Londrës.

-Advertisement-

“Kam edhe 2 vjet në kontratën time me Chelsean. Dua të  mbyll sezonin me këtë skuadër dhe më pas të shohim çfarë do të bëjmë, por po e përsëris, jam i kënaqur me situatën time aktuale”, – tha Eden Hazard.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera