Lajme

Haxhiu:Cilësi në arsim, shëndeti, rritje pensionesh, strehë për të pastrehët

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 31 May 2017

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, në tubimin e mbajtur sot në Gjilan ka thënë se prania e madhe e qytetarëve po mbush me shpresë Vetëvendosjen dhe Kosovën.

Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje gjatë mandatit të saj do të do të ofroj 4.000 banesa për të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë një të tillë vet, rritjen e pensionit minimal në 150 euro ndërsa për kontributdhënësit pensioni minimal do të jetë 280 euro, raporton Infokusi.com

Ajo ka shpalosur edhe plasnin e VV në arsim dhe shëndetësi.

-Advertisement-

“Sikur në Prishtinë ashtu edhe në tërë Kosovën do të shpërndahen kifle  dhe qumësht për të gjithë fëmijët e klasave 1 deri 5, do të paguhet gjysma e pagës së lehonisë për të gjitha gratë që punojnë në sektorin privat”, ka Haxhiu, raporton Infokusi.com

“Do të ofrohet shëndetësi funksionale dhe cilësore, qytetarët tanë nuk do të kenë më nevojë të shkojnë për shërim në Shkup apo Tiranë sepse spitalet tona do ti ofrojnë të gjitha shërbimet”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera