Lajme

Haxhiu: Zgjedhjet nuk po i konvenojnë Kurtit, nëse ka pak dinjitet le të jap dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 18 September 2023

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, ku sipas tij opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket.

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka thënë se kryeministrit nuk i konvenojnë zgjedhjet pasi që marrin fund mashtrimet e kësaj qeverie.

“Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij”, ka shkruar ai.
Sipas tij kush ka frikë nga zgjedhjet ka frikë nga sovraniteti.

-Advertisement-

“Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetrore”, ka shkruar tutje ai.Krej në fund ka thënë se Kurti po brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytëzon me i mbulu korrupsionin dhe nepotizmin në qeverisjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera