Lajme

Haxhiu vizitë zyrtare në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 22 June 2023

Një delegacion nga Ministria e Drejtësisë, i prirë nga ministrja Albulena Haxhiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Strasburg të Francës, pranë Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit, ministrja Haxhiu është pritur në takim nga drejtorja për Dinjitet Njerëzor, Barazi Gjinore dhe Qeverisje, Claudia Luciani, ku është diskutuar për dhunën në familje dhe dhunën mbi baza gjinore.

“Gjatë ditës së sotme, Ministrja Haxhiu është pritur në takim nga drejtorja për Dinjitet Njerëzor, Barazi Gjinore dhe Qeverisje, znj. Claudia Luciani. Në këtë takim u prezantua puna e Ministrisë së Drejtësisë ne fushën e të drejtave të njeriut, me focus të veçantë dhunen ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore.Znj. Luciani shprehu mirënjohjen e saj për punën që po bën Kosova në fushën e adresimit të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe rikonfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin tutje me Republikën e Kosovës për adresimin e këtyre cështjeve”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Ministrja Haxhiu falënderoj znj. Luciani për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për ta ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë në punën për parandalimin e dhunës në familje, adresimin e saj si dhe fuqizimin e mekanzimave mbrojtës”, thuhet tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera