Lajme

Haxhiu: Vettingu kalon testin e Komisionit të Venecias

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 18 June 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kanë mbajtur sot një konferencë për media.

Haxhiu një ditë pasi mori pjesë në seancën e Komisionit të Venecias, ku ishin votuar dy opinione ligjore për Kosovën, ka treguar se kjo e fundit ka dhënë dritën e gjelbër, pjesërisht, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vettingun në sistemin e drejtësisë.

“Që të dyja këto nisma janë mbështetur nga anëtarët e Komisionit të Venecias dhe tashmë kemi marrë dritën e gjelbër për të filluar me procesin e Vettingut, por po ashtu edhe për të formalizuar punën e byrosë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera