Lajme

Haxhiu: Veprimi i Prokurorisë për lirimin e shtetasve serbë i rrezikshëm për sigurinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 28 February 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi kanë mbajtur konferencë për media të hënën, lidhur me arrestimin e shtetasve serbë nga Policia e Kosovës, më 26 shkurt.

Haxhiu, veprimin e Prokurorisë për lirimin e këtyre shtetasve e ka konsideruar si të rrezikshëm për sigurinë e Kosovës.

“Institucionet e Sigurisë, kanë informacione se njëri nga personat të paktën njëri nga personat e shoqëruar për në polici ka komunikime të shumta nga personat e federatës ruse, individë të strukturave të inteligjencës serbe.

-Advertisement-

Haxhiu shtoi se, “kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë bashkë me struktura të Serbisë po përgatisnin ndonjë aktivitet që do të cenonte sigurinë dhe do të shtonte tensionet në Republikën e Kosovës”.

Ajo tutje ka thënë se prokuroria pas gjithë këtyre informacioneve ka vepruar në mënyrë të çuditshme.

“Për kundër këtyre informacioneve prokuroria ka liruar fatkeqësisht në procedurë të rregullt personat, më duhet ta them që ky veprim i prokurorisë është i çuditshëm, i befasishëm, sikurse edhe për ne si qeveri por edhe për qytetarët, këto veprime janë injorim i ndonjë rreziku të mundshëm ndaj cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.

Ndërsa, ka apeluar që të ketë bashkëpunim mes institucioneve.

“Kërkojmë nga institucionet e vendit sidomos gjatë këtyre rrethanave të krijuara pas agresionit rus ndaj Ukrainës, të kenë bashkëpunim të fuqishëm dhe injorim të rreziqeve të mundshme”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i pyetur nga gazetarët për takimin në Bruksel ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga BE-ja për asociacionin.

“Për informimin e juaj nuk ka pas asnjë kërkese nga Bashkimi Evropian as tani as në të kaluarën për asociacioni, nuk ka pasur takim tre palësh për shkak se tema që e kemi diskutuar ka pasur të bëjë me energjinë dhe tek energjia kemi folur për implementimin e një marrëveshje të kaluar dhe tek implementimi i marrëveshjeve të kaluara partner monitorues dhe asistuese e kemi Bashkimin Evropian, prandaj nuk ka nevojë për takime trelateralë”.

Po ashtu, ka përmendur edhe zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, që sipas tij sanksionet të cilat i janë vendosur Rusisë do të dobësojnë fuqishëm qeverinë e Moskës.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
“Qeveria e Kosovës është tej mase e shqetësuar me zhvillimet në konfliktin e Ukrainës, invazioni rus tregon shumë se ku qojnë ambiciet e shteteve pa demokraci të konsoliduar për të orientuar apo kontrolluar preferencat politike të fqinjëve të tyre, ashtu siç tregon edhe gatishmërinë për keqpërdorim flagrant të historisë në shërbim të politikës agresive”.

“Sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të cilave i është bashkangjitur menjëherë edhe Kosova, besojmë që do të dobësojnë fuqishëm edhe qeverinë e Moskës”.

Më 25 shkurt, pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këto sanksione janë marrë duke iu bashkëngjitur vendeve partnerë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera